DYLON

Politikë-bërja e re!

Politikë-bërja e re!
Avatar photo Redaksia

Shkasi i këndvështrimit tim, kësaj here le të jetë i riu, kandidati për kryetar të Degës së PDK-s në Gjilan, Flurim Arifi…

Shkruan: Mehmetali Rexhepi

Mendoj se ai ka përfaqësuar një frymëmarrje të lirë, siç është liria e vërtetë, ka dhënë prova për kthimin e sinqeritetit në politikë-bërje… Palën tjetër nuk e ka shpifur, as i ka shfaqur urrejtje. Thjesht, ka hyrë në garë për të sjellë një vizion të mundshëm për subjektin politik që e ka kapluar amullia, injoranca tejet primitive, servilizmi dhe psikologjia e vartësit…

EkoHigjiena

Mungesa e kritikës së shëndosh dhe parimësia e përputhjes së fjalës me veprën. Ishte dhe ende është koha që politikës në Gjilan t`i kthehet etika, pastërtia e bartësit të qëllimit dhe realizimit politik, vetëm të asaj që është e mundur, jo ushqimit të iluzioneve të mashtrimit, të ndërsimit të veprimtarëve, shokëve e miqve kundër njëri-tjetrit; logjikës së përfitimit grupor, familjarë…

Për fat të keq, kjo mendësi është zotëruese e Degës së PDK-s në Gjilan. Si veprimtar i kahershëm i çështjes kombëtare, së cilës i kam dhënë shumëçka nga vetja dhe kurrë nuk kam kërkuar përfitime për veten, kam të drejtë të shpreh pikëvështrimet e mia…

Kjo liri mua nuk më ka mundësuar as pensionim të mirëfilltë?! Çfarë arsye kam pasur t`i shkoj prapa ndonjë lideri të ndonjërës parti politike, kur djali im, si shumë të tjerë mori në sy rrugën e mërgimit?!

Fitores së kujt t`i gëzohem kur Komuna ime i bllokon pagat jubilare të pensionit tim dhe, kundër Komunës sime duhet të ngre procedurë gjyqësore dhe ajo të më shtyhet pa afat, ndoshta paditësit do t`i vijë vdekja?!

Çfarë liderësh janë këta, të cilësdo parti, kur nuk janë në gjendje një libër shkencor a artistik t`ia sponsorizojnë një krijuesi katër-pesë dhjetëvjetorësh?!

Për shumëçka tjetër që mund të thuhet, këtu nuk ka vend… Megjithatë, si “idealist i pashërueshëm” nuk jam ndalur…

Andaj, më së lehti është për liderët tanë të merren me logjikën e injorimit, me mënyra të ndryshme për filanin… Me bllokime!…

Sido qoftë diçka nga shpirti stoik dhe papërkulshmëria e Bacë Adem Demaçit ka lëshuar rrënjë herët në shpirtin dhe karakterin tim… Andaj, vazhdoj të ruaj ndjeshmërinë për dinjitetin që përfaqësoj…

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.