DYLON

Politikanët e kanë humbur kontaktin me popullin

Politikanët e kanë humbur kontaktin me popullin
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Azemi

Moti ka ndodh shkëputja finale e politikanëve me popullin. E kam fjalën sidomos për ata në nivelin qendror. Ata nuk munden më me e kuptu se me çka ballafaqohet qytetari i zakonshëm.

EkoHigjiena

Nuk e ndjejnë peshën e çmimit të ushqimit, të barnave, të karburanteve, të qirasë e as të kredive.

Thuaji një politikani të lartë se një familje në Kosovë heq keq tërë vitin për me i nda 500-600 euro që një herë në vit me shku disa ditë në pushime në Shqipëri. Për pesë pare të bën. I duket sikur po bën hajgare me të.

Thuaju se ka familje që punojnë një jetë të tërë dhe prapë nuk arrijnë me ble një banesë. Ka shumë gjasa të mendojë se po flet për ndonjë vend të varfër në Afrikë.

Sepse ata janë shkëputë prej realitetit.

Jetojnë në një botë tjetër. Me paga, privilegje, makina, udhëtime e komoditet që qytetari i zakonshëm mundet veç me i pa prej larg. Prandaj edhe problemet e qytetarit u duken të vogla, të largëta dhe të parëndësishme.

A i keni dëgjuar sa pak flasin për çmimin e barnave?

Për ushqimin?

Për karburantet?

Për interesat e larta të kredive?

Për familjet që mezi ia dalin deri në fund të muajit? Për njerëzit që punojnë dy vende pune dhe prapë nuk mund ta sigurojnë një jetë dinjitoze?

Ata nuk e kanë dert koston e lartë të jetesës, sepse nuk e jetojnë atë jetë.

Ata kanë gjithnjë e mê shumë, ndërsa populli ka gjithnjë e më pak.

Një shtet nuk mundet me ecë përpara me njerëz që nuk e kuptojnë realitetin e qytetarëve të vet. Nuk mundet me u ndërtu mirëqenia prej zyrave luksoze, larg jetës së njerëzve.

Një popull që mezi mbijeton nuk është i lirë sa duhet. Është i lodhur, i frikësuar dhe i varur.

Autokratët e dinë se populli i varfër është më i lehtë për t’u nënshtruar, për t’u manipuluar dhe për t’u mbajtur peng.

Prandaj, problemi nuk është vetëm se politikanët nuk po e shohin varfërinë. Problemi është se shumë prej tyre janë rehatuar aq shumë mbi të, sa nuk kanë më as arsye ta ndjejnë dhimbjen e popullit.

Kjo nuk është më thjesht shkëputje nga qytetari. Është humbje e turpit përballë tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.