DYLON

Politikanë profesionistë, mjeshtër kalkulimesh të interesave personale!

Politikanë profesionistë, mjeshtër kalkulimesh të interesave personale!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arsim Kastrati

Ç’të pritet nga kjo kastë politikanësh profesionistë të Kosovës të cilët, s’patën kapacitet as një këshillim joformal, as një seancë parlamentare ta mbajnë madje, shumica e tyre s’patën guxim as një mendim ta japin për çështjet e Asociacionit dhe anëtarësimit në Këshill të Europës?!

EkoHigjiena

Nuk duanë të rrezikojnë. Çka? Votat e tyre apo interesat e vendit? Sa më shumë që vonohet Kosova, problemet mund t’i rriten e dera e Europës shkon duke iu mbyllur më shumë.

Apo mos është se refuzojnë të merren me çështjet e rënda politike duke e parapëlqyer “statuskuon” dhe duke shpresuar që e nesërmja t’ua lehtësojë barrën?

Strategji makushësh me elemente të ruletit rus!

Atyre që s’bëjnë asgjë dhe vetëm presin nga e ardhmja e panjohur ajo, mundet ua lehtëson e mundet ua bënë edhe më të vështira sfidat që u kanë dalë përpara. Në fund të fundit është populli ai që e paguan faturën e madhe.

Ç’të pritet nga këta politikanë, indiferent ndaj një gjyqi moralopolitik që po i bëhet vendit të tyre?!

Gjyqi i Hagës nuk po i dëmton disa individ, ish luftëtar, ish politikan dhe burrështetas kosovar. Ky gjyq po e gjykon dhe po e dëmton, në radhë të parë shtetin në krijim të Kosovës ndërsa, këto yjet e politikës vendore rrinë e bëjnë sehir dhe nganjëherë edhe thonë: “vet ia kanë bërë vetes”, me demek s’kemi ç’bëjmë, ia pafshin hajrin!

Me këso politikanësh vendor, me “statuskuon” e dialogut me armikun, me rezultatet e panjohura të zgjedhjeve amerikane dhe europiane, me derën e pahapur të BE-së … me të vërtetë, ia pafshim hajrin të nesërmes së panjohur!   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.