DYLON

Policia zvicerane zbulon komplotin e xhihadistëve për vrasjen e presidentit gjerman

Avatar photo Redaksia

Autoritetet zvicerane po hetojnë një komplot të disa radikalëve islamikë që kanë lidhje të ngushta me militanët e ISIS-it, të cilët planifikonin të vrasin presidentin gjerman, Joachim Gauck, raporton e përditshmja gjermane Berliner Morgenpost.

27-vjeçari, Osama M. është rënduar me akuza nga autoritetet zvicerane për përgaditjen e një sulmi terrorist me eksplozivë dhe gazra helmues, target i të cilit ishte Presidenti Gjermanisë, transmeton Indeksonline.

EkoHigjiena

Xhihadisti Osama M. mendohet se sulmin kishte ndërmend ta kryente në pallatin “Bellevue”, residenca zyrtare e Presidentit në Berlin. Poashtu, të dyshuarit kishin ndërmend që të sulmonin edhe spitalin ushtarak të Gjermanisë, dhe ndërtesën që i përket gjigandit farmaceutik “Bayer”.

I njëjti dyshohet se provonte të formonte celula të terrorizmit brenda Zvicrës.

Ai ishte arrestuar në mars të 2014-ës në veri të Zvicrës. Policia raporton se ai e quante veten “luftëtar i njohur dhe i respektuar” nga ISIS-i.

Besohet se Osama M. ka patur lidhje me militantë të ISIS-it në Siri, Austri, Gjermani dhe Britani të Madhe. /Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.