DYLON

Policia zhvillon ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë

Policia zhvillon ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë
Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit te të rinjtë, zyrtarë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me zyrtarë të Njësitit të Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, kanë mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e klasave të VIII-ta dhe IX-ta të shkollë së mesme  të ulët  “Mulla Idris Gjilani” të fshatin Velekincë, komuna e Gjilanit.

Gjatë ligjëratës janë trajtuar tema me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve përfshirë pasojat e përdorimit të substancave narkotike, bullizmin dhe dhunën psikologjike e fizike si dhe rreziqet që ndërlidhen me përdorimin e papërshtatshëm të internetit.

EkoHigjiena

Në bashkëbisedimin me nxënësit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Policisë, mësimdhënësve, stafit arsimor dhe vetë të nxënësve me qëllim të identifikimit, parandalimit dhe raportimit me kohë të dukurive negative. Po ashtu u theksua se angazhimi i përbashkët është thelbësor për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë aktivitetet vetëdijësuese dhe parandaluese në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe komunitetin me synim rritjen e sigurisë, fuqizimin e partneritetit me të rinjtë dhe parandalimin e dukurive negative në shoqëri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.