Policia zbulon rastet e disa  e vjedhjeve duke përfshirë edhe atë në shtëpinë e kulturës

Policia zbulon rastet e disa e vjedhjeve duke përfshirë edhe atë në shtëpinë e kulturës

Policia e Kosovës, njësia e hetimeve nga Stacioni Policor në Viti në vazhdim të hetimeve të rasteve të veprës penale “vjedhje” dhe “vjedhje te rënda” ka arrit që ditëve të fundit ti zbuloj pesë raste të “vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda” ku në dy raste janë vjedhur kompjuterë dhe monitorë në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani’’ne Viti, në dy raste të tjera janë vjedhur kompjuterë dhe gjëra ushqimore në çerdhen e fëmijëve ‘’Gëzimi ynë’’ po në Viti si dhe në një raste ku janë vjedhur gjëra të ndryshme në një pompe të karburanteve në Viti.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjithashtu është arrit që të zbulohen edhe arrestohen edhe autorët e rastit shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm – zjarrvënie në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani’’ne Viti.

“Të involvaur në të gjitha këto raste dyshohet se janë pesë persona të mitur të cilët në bashkëveprim kanë kryer veprat e lartcekura. Në të gjitha stadet e hetimit të rasteve kanë qenë të kontaktuar prokurori kujdestar, departamenti për te mitur, QPS në Viti si dhe avokatet mbrojtës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit janë paraqitur kallëzime penale për të dyshuarit. Gjërat e vjedhura janë konfiskuar dhe i janë kthyer institucioneve përkatëse, rastet në procedurë të rregullte procedohen në Gjykatë.

KOMENTE