(2L ONLINE) – Ka qenë i përfshirë në një tentativë për të kryer një vjedhje në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa është kapur sot nga policia dhe është dërguar në mbajtje.
Autoritetet policore, duke raportuar për incidentet kriminale në 24 orëshin e fundit, në Rajonin e Gjilanit, kanë bërë me dije se kanë arrestuar një të dyshuar për veprën që ata e kanë klasifikuar si “vjedhje e rëndë në tentativë”.
I arrestuari dyshohet se më 21 dhjetor të vitit të kaluar, në rrugën “Metush Krasniqi”, me forcë kishte hapur derën e veturës, pronë e viktimës dhe se tani policia e ka arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/