(2L ONLINE) – Policia ka arrestuar tre të dyshuar që ditë më parë ishin përfshirë në një rrahje ku ishin përdorur edhe mjete të forta. Autoritetet policore kishin raportuar për rrahjen që kishte ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan, ku thuhej se tre të dyshuarit, tani të arrestuar, pas një mosmarrëveshje, kishin sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy viktimat.
Sipas policisë, viktimat kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kishin pranuar tretman mjekësor.
Dhe, tani pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. /2L ONLINE/