DYLON

Policia vazhdon me shqiptimin e gjobave në bazë të ligjit të pandemisë, edhe 1 mijë e 138 të tilla në 24 orët e fundit

Policia vazhdon me shqiptimin e gjobave në bazë të ligjit të pandemisë, edhe 1 mijë e 138 të tilla në 24 orët e fundit
Avatar photo Redaksia

Statistikave të Policisë së Kosovës, për shqiptimin e gjobave që kanë të bëjnë me ligjin për pandeminë COVID-19, iu janë shtuar 1 mijë e 138 të tilla në 24 orë të fundit.

Po ashtu, janë shqiptuar 799 tiketa të trafikut për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, duke iu referuar statistikave policore, kanë ndodhur 11 aksidente me të lënduar dhe 21 me dëme materiale por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 14 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.