/2L ONLINE/ – Raste të reja janë regjistruar në statistikat policore të arrestimeve të personave që kërkohen nga policia në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat përkatëse.
Kështu, duke iu referuar 24 orëshit të fundit të raportit policor, në Budrigë të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, dega në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Në Kllokot, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore, dega në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 15 ditëve.
Ndërsa edhe një rast është raportuar për arrestim në Aeroportin e Prishtinës ku nNë bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/