DYLON

Policia vazhdon me aktivitete vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia vazhdon me aktivitete vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht DHTQNJ, vazhdon me aktivitetet vetëdijesuese në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me moton “Mos hesht”.

Sot, me 26.10.2018, në Prishtinë, në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe Komunën e Prishtinës u mbajt një takim njoftues rreth fenomenit të trafikimit, me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve.

Qëllimi i këtij aktiviteti kishte të bëjë me informimin mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie negative.

EkoHigjiena

Po ashtu avancimi i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore, u vlerësua si mjaft i nevojshëm për shoqërinë dhe Policinë.

Njëkohësisht gjatë këtij aktiviteti të pranishmit u njoftuan se ku mund të kontaktojnë dhe të raportojnë rastet e kësaj natyre. Tel pa pagesë: 192 ose 0800 11 112 dhe [email protected]

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.