Policia Ushtarake e Kosovës dhe e Shqipërisë trajnohen së bashku
Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit në Pomozotin është duke u realizuar trajnim për Policinë Ushtarakë të FSK-së dhe FARSH-së.
Trajnimi një javor është i fokusuar në përvetësimin e njohurive në “Kompaktësimin e togut, menaxhimin e turmave dhe pikave të kontrollit”, me ç’ rast pjesëmarrësit po shkëmbejnë eksperiencave e tyre.
Qëllimi i trajnimit është ngritja profesionale e pjesëtarëve në përmbushjen e misionit. /2LONLINE/
