DYLON

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet në Kroaci

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Policia Ushtarake e FSK-së, kanë realizuar trajnim të përbashkët me Policinë Ushtarake të Kroacisë.

Fokusi i trajnimit ka qenë në fushën e Mbrojtjes së Afërt dhe Anti-Terrorizmit (C.A.T.-TEAM), me qëllim përmirësimin e aftësive të personelit të dy forcave policore në menaxhimin e situatave të sigurisë dhe luftimin e kërcënimeve të mundshme.

EkoHigjiena

Gjatë trajnimit, janë zhvilluar aktivitete intensive që kanë përfshirë qitje me armë të shkurtra dhe të gjata ( ditën dhe natën), si dhe skenarë të ndryshëm për pastrimin e objekteve, ngasjen e automjeteve në poligonin përkatës me pengesa dhe shoqërimi-sigurimi i VIP gjatë ecjes në natyrë “hiking”.

Përveç trajnimit intensiv, gjatë kësaj periudhe është realizuar një shkëmbim i vlefshëm përvojash dhe njohurish mes dy palëve pjesëmarrëse.

Ky aktivitet i përbashkët është një hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Policisë Ushtarake të FSK-së, dhe asaj të Kroacisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.