DYLON

Policia u shqipton gjoba 791 qytetarëve për mosrespektim të masave antiCovid

Policia u shqipton gjoba 791 qytetarëve për mosrespektim të masave antiCovid
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës edhe përgjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me kontrollet rreth respektimit të masave antiCovid-19.

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 791 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin  e përhapjes së  Covid-19.

EkoHigjiena

Sipas policisë, ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimi dhe luftimi i pandemisë Covid-19, vazhdon të mbetet një ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, në bashkëpunim edhe me inspektorët e AUV, në të gjitha rajonet e Kosovës po punojnë me përkushtim që edhe pas kufizimit të qarkullimit, të zbatohen vendimet e marra nga autoritete shtetërore në mënyrë që menaxhimi i masave dhe kufizimeve të jetë sa më efikas, në interes të shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përndryshe, në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është 6.559.   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.