DYLON

Policia u ofron përkrahje pronarëve të pishinave në Gjilan

Policia u ofron përkrahje pronarëve të pishinave në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësiti policia në komunitet dhe njësitet sektoriale nga sot kanë  filluar me vizitat dhe takimet me pronarët e pishinave të cilat gjenden në komunën e Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se qëllimi i takimeve është që për së afërmi  të njoftohen lidhur me masat të cilat janë ndërmarrë nga ana e tyre për ofrimin e sigurisë ndaj pushuesve apo personave qe frekuentojnë pishinat në ditët e verës.

EkoHigjiena

“Nga ana e pronarëve jemi njoftuar se janë ndërmarrë të  gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të gjithë ata që gjatë këtij sezoni i frekuentojnë pishinat në Komunën e Gjilanit”.

Policia e Kosovës është e gatshme që të bashkëpunojë dhe  të ofrojë përkrahje në çdo kohë kur kërkohet ndihma jonë”, thotë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.