Policia: Tri raste të armëmbajtjes pa lejeFOTOILUSTRIM

Policia: Tri raste të armëmbajtjes pa leje

Policia ka bërë të ditur për tri raste të cilësuar  si raste të ‘armëmbajtjeve pa leje”

1 – “Armëmbajtje pa leje”

Me 19 shtator 2019, rreth orës 18:15, në fshatin Koretin, Komuna Kamenicë, Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka poseduar informata se një person dyshohet te jetë i armatosur dhe i njëjti është duke ardhur nga Gjilani në drejtim të Kamenicës me një veturë Taxi.

Në hyrje të fshatin Koretin është ndalur vetura “Passat”, me targa 06 nga njësitet hetuese të stacionit policor të Kamenicës.

Është kontrolluar vozitës shqiptar shtetas i Kosovës si dhe pasagjeri po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës ku te pasagjeri është gjetur një pistoletë e kalibrit 9 mm, “PARO” prodhimi i Belgjikës, një karikator dhe me tetë (8) copë fishekë të kalibrit 9mm.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur edhe një pistoletë tjetër, pa fishekë dhe pa numër serik, prodhim “Rusë”.

Pas procedurave të parapara ligjore dy të dyshuarit ndalet ne mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

2 – “Armëmbajtje pa leje”

Më 19 shtator 20190, rreth 8:30, është realizuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata, për bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës në fshatin Kabash, komuna Viti.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “TT” prodhim YU, cal.7.62 mm, një karikator si dhe katër (4) copë fishek cal.7.62 mm.

Rasti i referohet Prokurorisë themelore në procedurë të rregullt.

3 – “Armëmbajtje pa leje”

Me 24 shtator 2019, rreth orës 07:30 Policia e Kosovës njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit të mbështetura nga njësitet për reagim të shpejtë, kane bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse në fshatin Gadime, komuna Lipjan, të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës .

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie prodhim “Turk” pa numër serik me 6 fishek te cal. 12mm. Arma në fjalë është paraqitur në një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ , kohë më par. Po ashtu gjatë bastisjes është gjete edhe një pistoletë e llojit “TT”, cal. 7.62 mm me katërmbëdhjetë (14) copë fishek te cal. 7.62.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt

KOMENTE