DYLON

Policia tregohet “dorëlirë” kur është në pyetje shqiptimi i gjobave

Policia tregohet “dorëlirë” kur është në pyetje shqiptimi i gjobave
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës tregohet dorëlirë kur është në pyetje shqiptimi i gjobave ndaj atyre që shkelin rregullat në komunikacion, pasi edhe vetëm brenda 24 orëve të fundit, sërish janë afro 2 mijë e 700 gjoba të shqiptuara.

Referuar statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 658 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 58 aksidente trafiku, prej të cilave, 20 me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Janë arrestuar 16 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.