DYLON

Policia ta sjellë gjobën te shtëpia!

Policia ta sjellë gjobën te shtëpia!
Avatar photo Redaksia

“Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve”, thuhet në njofitmi ne policisë.

Ja njoftimi  i plotë nga Policia e Kosovës

EkoHigjiena

Dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit

Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

 Si do të dërgohen gjobat?

Përmes Postës së Kosovës

Përmes platformës e-Kosova

Çka duhet të dini?

Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.

Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.

Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.

Lehtësira për qytetarët

Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!

Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.A keni shitur një automjet?

Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.

Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore!

Policia e Kosovës | Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.