Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 40 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 83 aksidente trafiku, 34 me lëndime dhe 49 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 18 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
