Policia shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 202 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 59 aksidente trafiku, 21 me lëndime dhe 38 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
