DYLON

Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 174 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 70 aksidente trafiku, 19 me lëndime dhe 51 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 24 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/