Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 633 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 59 aksidente trafiku, prej të cilave, 24 me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 13 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
