DYLON

Policia shqipton 705 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 965 gjoba trafiku

Policia shqipton 705 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 965 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 705 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 965 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 18 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 22 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/