Policia shqipton 62 tiketa për mosrespektim të rregullave anticovid në Kamenicë

Policia shqipton 62 tiketa për mosrespektim të rregullave anticovid në Kamenicë

Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, ka thënë se vazhdimisht janë duke monitoruar gjendjen për respektimin e rregullave anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Klaiqit, vetëm gjatë javës së kaluar janë shqiptuar 62 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverise sipas ligjit: LIGJI NR. 07/L-006 – PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

“Gjobat që janë shqiptuar ndahen në këtë mënyrë:

49 tiketa, personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej 35 euro.

-9 tiketa, personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej 35 euro.

-4 tiketa, personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro”, ka thënë Klaiqi.

Mes tjerash ai ka bërë apel tek qytetarët që t’i respektojnë këto udhëzime, sepse për çdo mosrespektim do të pasojnë gjobat./2LONLINE.com/

KOMENTE