DYLON

Policia shqipton 537 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 1 mijë e 253 gjoba trafiku

Policia shqipton 537 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 1 mijë e 253 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Janë 537 të tilla që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 253 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit është shënuar një aksident me fatalitet, janë shkaktuar 9 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 25 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/