DYLON

Policia shqipton 2 mijë e 684 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia shqipton 2 mijë e 684 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 684 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 72 aksidente trafiku, 28 me lëndime dhe 44 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/