DYLON

Policia shqipton 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia shqipton 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 100 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 66 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 30 me lëndime dhe 35 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 12 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/