Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, janë shqiptuar 1 mijë e 998 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 56 aksidente, prej tyre 24 me lëndime në njerëz dhe 32 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 21 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/