Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, në vendin tonë janë regjistruar 75 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1 mijë e 905 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Gjatë 24 orëve të fundi, kanë ndodhur 75 aksidente trafiku, nga të cilat, 3 me fatalitet, 21 me lëndime në njerëz dhe 51 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 24 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/