Policia shqipton 1 mijë e 891 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 891 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 81 aksidente trafiku, prej tyre, 1 me fatalitet, 25 me lëndime dhe 55 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 23 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
