DYLON

Policia shpërndan dhurata për fëmijë edhe në Viti

Policia shpërndan dhurata për fëmijë edhe në Viti
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Viti me datën 28.12.2022 në kuadër të projektit ,,Festojmë së bashku’’ ka vazhduar me shpërndarjen e dhuratave për fëmijë të kategorive të ndryshme shoqërore, me theks të veçantë fëmijëve nevoja të veçanta, fëmijëve me Down Syndrom dhe fëmijëve të tjerë të cilët me raste të ndryshme janë takuar nga zyrtarë policorë në pjesë të ndryshme të qytetit.

Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që të u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Viti uron të gjithë për festat e fundë vitit duke dëshiruar shëndet, gëzim dhe realizim të të gjitha ëndrrave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.