DYLON

Policia: Sezoni dimëror në trafik– Kujdesi juaj mund të shpëtojë jetë

Policia: Sezoni dimëror në trafik– Kujdesi juaj mund të shpëtojë jetë
Redaksia

Policia e Kosovës ua rikujton se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, pra me fillimin e sezonit dimëror dhe deri në përfundim të sezonit, të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obliguar që të posedojnë pajisjet dimërore, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Gjithashtu rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të kontrollojnë sistemin e frenimit, ndriçimin, fshirëset e xhamave, sistemin e ngrohjes dhe gjendjen teknike të automjeteve.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që gjatë qarkullimit në rrugë t’iu përmbahen rregullave si më poshtë dhe jo vetëm:

· Të përshtatet shpejtësia sipas kushteve të rrugës dhe motit

· Automjetet të jenë të pajisura me goma të dimrit

· Të mbahet distancë e mjaftueshme ndërmjet automjeteve

· Të shmangen frenimet dhe manovrimet e papritura

· Të mos përdoren telefonat mobilë gjatë drejtimit të automjetit

· Të mos ndërmerren udhëtime pa nevojë gjatë kushteve të vështira atmosferike

· Të gjithë drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes ndaj këmbësorëve, veçanërisht ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta

Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e angazhuar në monitorimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Asnjë udhëtim nuk është më i rëndësishëm se jeta. Kujdes, përgjegjësia dhe respektimi i rregullave të trafikut janë çelësi i parandalimit të aksidenteve dhe shpëtimit të jetëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.