DYLON

Policia serbe maltreton nënkryetarin e “Vatrës” Myrtez Limanin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtues të Lëvizjes vatra me seli n Gjilan, kanë bërë të ditur se me 28 shtator ora 15-30 në pikën kufitare të Konçulit, policia serbe mbajti në ndalje Myrtez Limanin nënkryetar i Lëvizjes”Vatra”duke e maltretuar atë për ore të tëra.

Policia serbe bëri këtë ndalese duke u mbështetur në një fletë arresti të viti 2001 kur Myrtez Limani ishte pjastër i UÇPMB-së dhe akuzohej për thyerjen e rendite në serbi.

EkoHigjiena

Siç njofton Vatra, po të njëjtin në vitin 2006 gjykata e Vrajës e amnistoi, por policia serbe prapë bëri këtë arrestim të nënkryetarit Limani i cili kishte me vete edhe vendimin e gjykatës së Vrajës, që e amniston nga të gjitha akuzat, por se policet serb si duket kishin marr urdhër nga lartë që të keqtrajtohet z Limani dhe të mos merret parasysh as një vendim i dalë nga vet shteti serb.

“Ne Lëvizja “Vatra” ndihemi të indinjuar nga ky veprim nxitës dhe denigrues i polices serbe e cila polici po tenton të ndale lëvizjen e lire të, kthimin në shtëpitë e tyre të qytetareve ne dëbuar, me ketë raste Serbia po i shkel marrëveshjet e nënshkruara nga vet ajo në Bruksel për lëvizje të lirë. Këto veprime ani demokratike tregojnë mjaftë mirë gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe tensionimin e vazhdueshëm të gjendjes në Lugine. I bëjmë thirrje faktorin ndërkombëtarë të bëjë presion tek regjimi serb të ndalë presionet për shqiptarët në Kosovë Lindore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra për informim e Lëvizjes”Vatra” /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.