DYLON

Policia serbe kërkon armë në arat e Breznicës!

Avatar photo Redaksia

Sipas policisë serbe me një urdhër të gjykatës, ajo ka nis kërkimet për armë në një pronë private përkatësisht në një arë të Naim Shabanit nga fshati Breznicë.

Siç transmeton malesiabujanocit, kërkimet koishi filluar ditën e djeshme rreth orës 11:00, duke e ftuar vet Naimin nga orari punës i cili punon si mësues në shkollën fillore ”Migjeni” Muhoc. Pas ardhjes së Naimit, janë marr edhe dy dëshmitar dhe ka filluar kontrollimi i kërkimit të armatimit.

EkoHigjiena

Kërkimi ka vazhduar rreth dy orë, më pas, i kanë ndërprerë kërkimet, për t’i vazhduar rreth orës 17:00, ku me një njësi dhe mjet më të sofistikuar kanë rifilluar kërkimet e armatimit dhe eksplozivit sipas policisë, por kërkimet ishin të dështuara, pasi që nuk arritën të gjejnë asgjë.

Kërkimi i armëve ka ndodhur afër vendit të quajtur ”Te livadhi i Osmonit” rreth një dardhe i cili gjendet buzë kufirit me Kosovën. Pas përfundimit të kërkimeve, policia ka mbyllur rastin dhe gjitha dyshimet se në atë vend mund të kishte diçka të dyshimtë, si armatim apo eksploziv ashtu siç mendonin ata.

Ky rast nuk është i pari në Breznicë, kur dihet se edhe disa vite më parë një gjë e njëjtë kishte ndodhur edhe në pronën e A.H, por edhe aty nuk kishin gjetur asgjë.