DYLON

Policia: Sekuestrohet sasi e konsiderushme e mallrave të kontrabanduara

Policia: Sekuestrohet sasi e konsiderushme e mallrave të kontrabanduara
Avatar photo Redaksia

Më datën 05.05.2026 ,Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e  Task Forcës-DRK Jug, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar  në qytetin e Ferizajt, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me sekuestrim e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse policore kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar depon e dyshuar për vendosje të gjësendeve të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Pas sigurimit të urdhrit verbal të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në lokacionin e dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar mallrat si në vijim:

  • 800.4kg. duhan i përpunuar,
  • 94 kg. mjaltë,
  • 30.4kg. ambalazh i plastikës,
  • 178kg. ambalazh i letrës,
  • një makinë për përpunim të duhanit,
  • një makinë për përpunim të ambalazhit dhe një spërkatëse e ujit për spërkatje të duhanit. 

Vlera e përafërt e mallrave është rreth 16.500 € ndërsa akciza dhe shmangiet doganore janë rreth 34.000€. Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse policore mallrat e sekuestruara janë proceduar te Dogana e Kosovë për procedura të mëtutjeshme, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.