DYLON

Policia: Sekuestrohen makineri të rënda që dëmtonin shtratin e Drinit të Bardhë

Policia: Sekuestrohen makineri të rënda që dëmtonin shtratin e Drinit të Bardhë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda me datën 18.07.2022, kishte pranuar informatë se në fshatin Krushë e Madhe/Rahovec në një lokacion afër lumit të Drinit të Bardhë nga një kompani është duke u nxjerr zhavorr në mënyrë ilegale.

Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Mjedisore së bashku me inspektor të agjencionit kompetent, kanë dal në vendin e ngjarës me ç ‘rast kane arrit që ti ndalojnë se punuari makinerinë e rëndë, ekskavator dhe kamion të cilët ishin duke nxjerr zhavorr dhe duke dëmtuar shtratin e lumit Drini i Bardhë.

EkoHigjiena

Në koordinim me prokurorinë themelore në Gjakovë iniciohet rasti në procedurë të rregullt ”Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”, ndërsa mjetet e rënda sekuestrohen deri në një vendim tjetër.

Policia e Kosovës përveç angazhimeve të saj në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive tjera përfshirë edhe hetimin dhe luftimin e krimeve mjedisore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.