DYLON

Policia: Së bashku mundë t’ia dalim për një të ardhme më të sigurt!

Policia: Së bashku mundë t’ia dalim për një të ardhme më të sigurt!
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i policisë në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan sot më datë 18.07.2023, kanë vazhduar me aktivitetet vetëdijësuese. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është promovimi i partneritetit Polici-Qytetar në aspektin e sigurisë në sezonin veror kur kemi rritje të fluksit të lëvizjeve.

Gjatë këtij organizimi në qendër të qytetit të Gjilanit, zyrtarë policor kanë shpërndarë fletëpalosje  qytetarëve të rastit. Muajt korrik dhe gusht janë muaj ku rrugët janë më të ngarkuara me trafik andaj drejtuesit e makinave u bëhet thirre në kujdes gjatë ngasjes së  automjeteve dhe respektimi i normave ligjore.

EkoHigjiena

Gjatë dasmave dhe ahengjeve të festohet me zemër jo me armë, po ashtu mos lejoni që fëmijët tuaj të kacavaren në dritare të automjeteve gjersa jeni në lëvizje me automjet.

Temperaturat e larta krijojnë kushte potenciale për përhapje të zjarreve, andaj të gjithë të jemi të vëmendshëm që në as një formë mos të lejojmë ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura si ara livadhe dhe male. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.