Zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Policore në Gjilan, pos realizimit të aktiviteteve të ndryshme në shërbim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme, realizojnë edhe zbatimin e urdhëresave të gjykatave.
Kështu, sot më, 14.09.2021, pos tjerash ka realizuar edhe dy urdhëresa të tilla duke ndaluar dy persona që kërkoheshin nga gjykata: E.B. (1988) dhe S. M. (1991). Që të dy dërgohen në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje për më shumë se një vit.
Policia mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në realizim të detyrave të saja ligjore për të ofruar siguri për të gjithë. /2LONLINE.com/