/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të ndara në të cilat mosmarrëveshjet palët i kanë “zgjidhur” duke u rrahur. Që të dyja rastet kanë ndodhur në Gjilan me kët rast ka pas gjashtë të arrestuar.
Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Afrim Gagica” ku janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën, mashkull K-Shqiptar, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti tjetër është regjistruar në rrugën “Adem Jashari”, ku janë anë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Si pasojë e rrahjes njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/