DYLON

Policia: Raportohen raste të sulmit ndaj personit zyrtar & trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ngacmimit seksual, lëndimit të rëndë trupor

Policia: Raportohen raste të sulmit ndaj personit zyrtar & trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ngacmimit seksual, lëndimit të rëndë trupor
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar të sulmit ndaj personit zyrtar & trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ngacmimit seksual, lëndimit të rëndë trupor

transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Raporti i policisë

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Tomancë, Ranilluk 25.11.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

NGACMIM SEKSUAL

Gjilan 25.11.2022 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.