DYLON

Policia: Raportohen raste të posedimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të aksidenteve të trafikut me lëndime

Policia: Raportohen raste të posedimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të aksidenteve të trafikut me lëndime
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të aksidenteve të trafikut me lëndime.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Rr. Adem Jashari, Viti 05.08.2022 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Livoq i Epërm, Gjilan-06.08.2022-00:20-00:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj  kosovarë është gjetur dhe sekuestruar  një pistoletë me shtatë copë fishekë.   Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

·         Rr. Zija Shemsiu, Gjilan  04.08.2022 – 23:15. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Gjilan lirohet në shtëpi.

·         Fsh. Shillovë, Gjilan 05.08.2022 – 00:10.  Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë  pësuar dy drejtuesit viktimat meshkuj kosovarë të  cilët  pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Gjilan lirohen. /2LONLINE/