DYLON

Policia Rajonale garanton rend dhe siguri në ndrrimin e viteve !

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur për rritjen e gatishmërisë dhe marrjen e masave shtesë , për garantimin e rendit në ditët festive që paraprinë ndërrimin e viteve.

Komandanti i Stacionit Policor në Rajonin e Gjilanit Remzi Azemi tha se konkretisht është bërë një plan operativ ku janë marrë masa për sigurinë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale me fishekzjarrë.

EkoHigjiena

“Ka staf të mjaftueshëm për mbarëvajtje të mirë gjatë natës së vitit të ri. Kemi marrë masa në parandalimin e ngjarjeve aksidentale me mjete piroteknike”’ tha Azemi.

Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit sipas komandantit te saj Remzi Azemi nuk do të lejoj përdorimin e armëve , dhe në rast se do të takojnë të atillë që gjuajnë me armë zjarri në natën e vitit të ri sipas tij njësitet e Policisë do të merren me kryerësit e këtyre veprave penale.

“Kërkojmë shmangien e armëve , sepse leja për to në çështje festive është e ndaluar, dhe nëse hasim në persona që kanë dhe gjuajnë me armë pa leje , me këta individ do të merret policia” tha Azemi.

Policia Rajonale e Gjilanit , i ka uruar Gjilanasve vitin e ri , gjithmonë duke festuar në instanca të ligjeve në fuqi. Ata thonë se si Polici e Kosovës do të jenë të gatshëm t’ju ofrojnë qytetarëve jetë të mirë në aspektin e sigurisë së plotë. /Edona Jerliu/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.