/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës pritet sot t’i mbledh në një takim të përbashkët përfaqësuesit e kafiterive të Gjilanit, për t’ua bërë të qartë atyre se nuk do të tolerohet zhurma që prodhohet nga ta kohëve të fundit. Burimet e 2L ONLINE, thonë se ka pas vërejtje të shumta të qytetareve të polici se ka probleme me zhurmë nga muzika e lartë që dëgjohet, veçmas në orët e mbrëmjes, nëpër kafiterit e Gjilanit dhe se në këtë drejtim policia ka vendosur të merr masa dhe të mos ketë për askënd “pardon”, por të veprohet konformë ligjit, rregulloreve që e rregullojnë këtë çështje. Pritet të shihet se si do të kalojë ky takim. /2L ONLINE/