DYLON

Policia po vazhdon represionin ndaj Vetëvendosjes

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka filluar të ndalojë dhe kontrollojë deri në detaje secilën makinë që po del nga zyrat e Lëvizjes Vetëvnedosje. Shpjegimi i policisë është “po kontrollojmë nëse ka parulla”! Pra, bartja eventuale e parullave qenka bërë krim në Kosovë!, thuhet në një reagim të ksëaj Lëvizjeje.

Ndër veturat që është ndaluar dhe kontrolluar tërësisht është edhe ajo e kryetarit të Lëvizjes, Visar Ymerit pasi që ai doli nga zyra e Lëvizjes.

EkoHigjiena

“Sa më të dëmshme kompromiset me Serbinë, aq më represive po bëhet qeveria ndaj qytetarëve. I bëjmë thirrje edhe njëherë Policisë së Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse që të mos e tensionojnë situatën edhe më tutje dhe të mos ta provokojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e saj”, thuhet në reagimin e vetëvnedosjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.