Policia: Po vazhdojmë angazhimin dhe intensifikimin e punës policore në mbarë vendin

Policia: Po vazhdojmë angazhimin dhe intensifikimin e punës policore në mbarë vendin

“Policia e Kosovës po e dëshmon angazhimin dhe intensifikimin e punës së saj, përmes rritjes së prezencës dhe patrullimeve policore në mbarë vendin. Synimi i Policisë së Kosovës vazhdon të mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, ngritja e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimi i masave anti COVID-19”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., për të realizuar objektivat policore përfshirë respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe interesit të shëndetit publik

Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, andaj në vazhdimësi apelon te të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave në fuçi, të respektojnë masat anti COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart, në të kundërtën do të detyrohet që si masë ligjore të aplikojë shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE.com/

KOMENTE