DYLON

Policia: Po punohet në zbardhjen e sulmit

Policia: Po punohet në zbardhjen e sulmit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se pas sulmit që i ndodhi gjatë natës Arbana Xharrës, ajo tashmë është në gjendje stabile. Policia thotë se po punohet në zbardhjen e këtij sulmi.

“Më 13.05.2017 rreth orës 01:18, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast sulmi fizik, i cili ka ndodhur në një lokacion në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar Njësit Policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, duke dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se viktimë e sulmit ka qenë A. Xh”,thuhet në njoftimin e Policisë

Sipas policisë, për informacioneve fillestare dyshohet se viktima është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur deri më tani.

EkoHigjiena

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është stabile. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.