Policia po e zbaton planin operativ “Siguria në komunikacion”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve

Policia po e zbaton planin operativ “Siguria në komunikacion”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve

Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal bashkë me njësitet e stacionit policor të Gjilanit si dhe  (njësiti i biçikletistëve) gjatë aktivitetit  të sotëm  bazuar në planin operativ “Siguria në komunikacion” kanë zhvilluar një mori aktivitetesh policore në qytetin e Gjilanit, me theks të veçantë, kontrollet e shtuara te veturat me xhama të errësuar (folia) si dhe motoçikleta të paregjistruara.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar janë ndalur dhe njëkohësisht janë tërheqë nga komunikacioni tetë motoçikleta, në gjendje teknike të parregullta si dhe pa regjistrime përkatëse, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu gjatë kontrolleve  janë shqiptuar gjithsej 87 fletëparaqitje, për kundërvajtjeje të ndryshme si: parkingje të palejuara, mospërdorim i rripit të sigurisë, vozitje pa patentë shofer, pa regjistrim përkatës të automjetit, përdorim i telefonit gjatë vozitjes dhe kundërvajtje tjera.

“Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtjeje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë rregullat dhe normat ligjore,  në të kundërtën të gjithë ata kundërvajtësve që hasen në kundërshtim me këto norma ka “zero tolerancë”, dhe do të përballen me procedura ligjore”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/

KOMENTE