/2LONLINE/ – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 19 aksidente trafiku ndërsa për shoferët e pandërgjegjshëm që kanë ra ndesh me ligjin janë shqiptuar 821 tiketa gjobitëse. Janë regjistruar 35 incidente ndërsa janë arrestuar 17 persona.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 19 aksidente trafiku nga të cilat 6 me lëndime në njerëz dhe 13 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 821 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2L ONLINE/