DYLON

Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Hani i Elezit, kanë realizuar një veprim operativ që ka rezultuar me parandalimin e një rasti të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare të Hanit të Elezit.

Dje rreth orës 19:00, njësia policore ka vërejtur një automjet të tipit kombi-furgon pa targa regjistrimi, i cili kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës, duke përdorur rrugë ilegale.

EkoHigjiena

Pavarësisht tentativës së policisë për ta ndaluar automjetin, ky i fundit nuk është ndalur dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një hendek. Dy persona të dyshuar që ndodheshin në automjet e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme mallrash që dyshohet se janë kontrabanduar, përfshirë:

këpucë për meshkuj dhe femra të markave të ndryshme,

mjete pune

kasaforta dhe veshje të ndryshme,

Me urdhër të prokurorit kompetent, automjeti dhe mallrat e gjetura janë konfiskuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Hani i Elezit, ndërsa do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprimtarive ilegale, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe integritetit kufitar të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.