Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” me datë 28.03.2024 në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova “ në Trudë ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar duke bërë gara ilegale të shpejtësisë.
Ndaj të dyshuarave janë shqiptuar gjoba sipas ligjit të trafikut dhe janë larguar nga trafiku për procedura tjera ligjore, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/